Sulmuesi Mauro Icardi edhe në edicionin 2023/24 do të jetë pjesë e Galatasarayt. Në fakt, ekipi turk ka marrë vendim për ta bërë transferim të përhershëm Icardin, i cili edicionin e shkuar ishte i huazuar nga Paris Saint-Germaini.
Bëhet e ditur se Icardi tashmë është në Turqi dhe te Galatasaray do të prezantohet ditëve në vijim pasi Galatasaray tashmë ka marrëveshje me PSG-në.
Mediumet turke kanë raportuar të premten se Galatasaray është pajtuar ti paguajë Parisit 10 milionë euro për sulmuesin argjentinas, i cili pritet të firmos kontratë trevjeçare.
30-vjeçari ndihmoi Galatasarayn ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë, ndërsa kontribuoi me 22 gola të shënuar në 24 paraqitje në elitën e futbollit turk.