Skuadra e Romës po insiston në shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi, përcjell “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Roma tashmë ka nisur kontaktet me Paris Saint-Germainin, ekip që posedon kartonin e Icardit. 30-vjeçari edicionin e fundit ishte i huazuar te Galatasaray dhe Roma është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.
Icardi ka kontratë me Parisin deri në vitin tjetër, ndërsa nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.
Icardi e fitoi titullin e kampionit të Turqisë me Galatasarayn, ndërsa për ekipin turk shënoi 23 gola dhe bëri tetë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat. Icardi karrierë ka bërë edhe tek Interi e Sampdoria.
Artikuj të ngjashëm