Sport

Milani synon Icardin

Sulmuesi Mauro Icardi ka gjasa të mëdha që të rikthehet në futbollin italian. Ai sezonin e ardhshëm pritet që të jetë pjesë e skuadrës së Milanit, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të premten.

Icardi para fillimit të këtij sezoni u huazua te Galatasaray nga Paris Saint-Germaini, ndërsa Milani tashmë ka nisur kontaktet me ekipin nga Franca.

Icardi po dëshiron të rikthehet në Itali, ndërsa Milani për kartonin e tij duhet të paguajë të paktën 25 milionë euro.

Icardi ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka shënuar tetë gola në kampionatin e Turqisë.

Ai në Itali ka bërë karrierë te Sampdoria e Interi, përpara se t’i bashkohej Parisit në vitin 2019.