Sulmuesi Mauro Icardi mund të jetë lëvizja befasuese e Real Madridit në afatin kalimtar të verës, ka shkruar e përditshmja “AS” të shtunën.
Real Madridi ka shprehur interesim për Icardin, gjë që e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit. Icardi aktualisht është pjesë e Galatasarayt, por te Reali janë të detyruar të forcohen në sulm gjatë janarit për shkak të lëndimit të Vinicius Juniorit.
30-vjeçari ka kontratë me Galatasarayn deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar 15 gola në 20 paraqitje për Galatasarayn, ekip për të cilin luan prej vitit të shkuar.
Artikuj të ngjashëm