Sulmuesi Mauro Icardi dëshiron të mbetet pjesë e Galatasarayt edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
Argjentinasi po ndihet i lumtur te skuadra turke, e cila ka opsionin e blerjes së tij këtë verë.
Icardi para fillimit të këtij sezoni u huazua te Galatasaray nga Paris Saint-Germaini dhe ekipi turk mund ta bëjë transferimin e tij të përhershëm duke paguar 15 milionë euro.
“Dua të qëndroj në Stamboll, pasi ndihem mirë te Galatasaray”, ka thënë shkurt Icardi.
30-vjeçari ka treguar formë të mirë në Turqi, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 7 herë në 17 ndeshje të luajtura.
Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin tjetër, ndërsa më herët ka luajtur edhe tek Interi e Sampdoria.