Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Icardin

Sulmuesi Mauro Icardi ka gjasa të rikthehet në kampionatin italian për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se interesim për argjentinasin ka shfaqur skuadra e Romës. Icardi te Roma po shihet si zëvendësim për anglezin Tammy Abraham, i cili pritet të largohet në verë.

Aktualisht, Icardi është i huazuar te Galatasaray nga Paris Saint-Germaini dhe ekipi turk ka opsionin e blerjes së tij për 18 milionë euro. Roma është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, i cili ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Icardi ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 7 herë në 17 paraqitje në të gjitha garat. Ai në Itali ka luajtur edhe për Interin e Sampdorian.

Artikuj të ngjashëm