Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi drejt Premier League

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Bëhet e ditur se Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e Icardit, i cili pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë këtij muaji.

Te Unitedi, Icardi po shihet si zëvendësim ideal për Edinson Cavanin që është i vendosur të largohet nga ekipi anglez. Icardi 28-vjeçar këtë edicion ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje për PSG-në dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Krahas Unitedit, interesim për shërbimet e Icardit ka shfaqur edhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm