Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi i ofrohet Newcastlet

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Mediumet franceze kanë raportuar të premten se drejtuesit e Paris Saint-Germainit, ia kanë ofruar Icardin skuadrës së Newcastles.

Icardi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino dhe për këtë arsye pritet të largohet nga ekipi francez.

PSG-ja është e gatshme ta lë të lirë Icardin për rreth 30 milionë euro dhe tashmë ka nisur bisedimet me ekipin anglez, që pritet të forcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Icardi këtë sezon ka shënuar tre gola në 15 ndeshje për PSG-në, në të gjitha garat. 28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm