Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon skuadër për Icardin

Mauro Icardi do të shitet nga Paris Saint-Germaini. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, sulmuesi argjentinas nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

Icardi e ka humbur vendin e titullarit te parisienët, duke luajtur në 13 ndeshje në elitën e futbollit francez, kryesisht si rezervist.

28-vjeçari po kërkohet nga Juventusi, që është i gatshëm ta transferoj argjentinasin.

Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.