Mauro Icardi do të shitet gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain ia kanë bërë me dije lojtarit se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ri.
Sipas “Le Parisien”, klubet të interesuara për shërbimet e argjentinasit janë nga Serie A.
Kampioni në fuqi i Francës, për ta liruar lojtarin po kërkon së paku 40 milionë euro dëmshpërblim.
29-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm