Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi, në shitje

Mauro Icardi do të shitet gjatë kësaj vere nga Paris Saint-Germaini.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e argjentinasit dhe kanë vendosur ta largojnë në këtë afat kalimtar.

Parisienët janë në pritje të ofertave për 29-vjeçarin.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se Icardi mund të rikthehet në Serie A.

Interesim për të ka shprehur Juventusi.

“Zonja e Vjetër” po e sheh sulmuesin si zëvendësues të Paulo Dybalas së larguar.