Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi në pritje të Juventusit

Paris Saint-Germaini nuk do ta mbajë Mauro Icardin.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se sulmuesi argjentinas do të largohet nga klubi këtë muaj pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij.

Drejtuesit e klubit francez thuhet se janë në pritje të ofertave për sulmuesin. Interesim për Icardin ka shprehur Newcastle Unitedi, por lojtari ka refuzuar mundësinë të transferohet në Premier League.

Për shërbimet e 28-vjeçarit interesim ka shprehur edhe Juventusi. Klubi italian nuk ka vendosur ende nëse do të dërgojë ofertë për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit.

Artikuj të ngjashëm