Skuadra e Paris Saint-Germain i ka bërë me dije sulmuesit Mauro Icardi se nuk llogarit në shërbimet e tij në sezonin e ri.
“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit francez janë në pritje të ofertave për argjentinasin.
Edhe Icardi është pajtuar të largohet nga parisienët pasi nuk ka arritur të gjej hapësira në formacionin bazë sezonin e shkuar.
29-vjeçari karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
Napoli dhe Monza janë ekipet e interesuara për argjentinasin.
Artikuj të ngjashëm