Sulmuesi Mauro Icardi po e pret skuadrën e Juventusit për ta bindur Paris Saint-Germainin në lirimin e tij gjatë këtij muaji.
Mediumet italiane kanë shkruar të hënën se Icardi është i gatshëm të transferohet te Juventusi dhe tashmë ka pranuar ofertën e ekipit italian.
Mirëpo, Juventusi duhet ta bindë PSG-në në lirimin e tij. Më herët është raportuar se Juventusi po e kërkon huazimin e Icardit me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 35 milionë euro.
Juventusi është në kërkim të një sulmuesi gjatë janarit dhe Icardi po shihet si lojtari i duhur nga trajneri Massimiliano Allegri.
28-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje në të gjitha garat.