Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, ka raportuar “Calciomercato” të shtunën. Sipas sajtit italian, Juventusi do të përpiqet që në janar të bëjë lëvizje për Icardin.
“Zonja e Vjetër” fillimisht do ta kërkoj huazimin e tij deri në fund të sezonit me detyrim të blerjes. Icardi pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që po dëshiron ta shoh në sulm përkrah Paulo Dybalas.
28-vjeçari është pjesë e PSG-së prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Interi dhe ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024. Këtë sezon, Icardi ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në të gjitha garat për PSG-në.