Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi sërish shpreh interesim për Icardin

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Juventusi ka nevojë urgjente për një qendërsulmues.

“Zonja e Vjetër” ka disa emra në listë. Në mesin e tyre është edhe Mauro Icardi i PSG-së.

Në fakt, Juventusi edhe më herë kishte shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, i cili ishte larguar nga Interi drejt Parisit.

Fillimisht 28-vjeçari ishte i huazuar për një vit te PSG-ja, klub që më pas pagoi 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Me klubin francez, Icardi ka kontratë deri në vitin 2024. Ka sezon ka shënuar tri gola në dhjetë ndeshje.