Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi po punon për huazimin e Icardit

Juventusi po punon për ta huazuar sulmuesin argjentinas Mauro Icardi nga Paris Saint-Germain, raporton “Corriere Della Sera”.

Juventusi po ashtu synon ta sigurojë opsionin për transferimin e 28-vjeçarit verën e ardhshme.

Icardi ka mbetur prapa te PSG-ja pas ardhjes së Lionel Messit. Messi u transferua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Artikuj të ngjashëm