Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit dhe gjasat janë të mëdha që t’i bashkohet Juventusit. Kështu, kanë njoftuar të shtunën mediumet e huaja. Mësohet se pas transferimit të Lionel Messit te PSG-ja, minutazha e Icardit në sulm do të jetë e limituar. Kjo edhe është arsyeja që Icardi ka kërkuar largimin dhe po preferon kalimin te Juventusi.
Icardi edhe në të shkuarën ka pasur kontakte me Juventusin dhe po dëshiron të rikthehet në Serie A. 28-vjeçari iu bashkua Parisit në vitin 2019 nga Interi dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë sezon, Icari ka shënuar një gol në dy ndeshje për PSG-në, ndërsa sezonin e shkuar e mbylli me 13 gola e gjashtë asistime në 28 ndeshje.