Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Mauro Icardi ka gjasa të mëdha që të rikthehet në Serie A.
Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se skuadrat si Juventusi, Milani dhe Roma kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Madje, thuhet se tri ekipet italiane janë të gatshme të ofrojnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Icardit.
Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Parisi këtë verë pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin e fundit për shkak të lëndimeve të shpeshta.
28-vjeçari në 28 ndeshje ka shënuar 13 gola për PSG-n, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Para kalimit te Parisi, Icardi karrierë ka bërë edhe tek Interi e Sampdoria.