Mauro Icardi do të largohet nga PSG-ja këtë verë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Christophe Galtier.
"Corriere dello Sport” shkruan se Parisi ia ka ofruar Icardin Manchester Unitedit dhe Galatasarayt. Klubi francez dëshiron që ta mbyll çështjen e Icardit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kjo ka ndodhur pasi Monza ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit argjentinas. Monza transferoi Andrea Petagnan nga Napoli.
Icardi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024. Një rikthim i tij në Serie A duke i vështirë.