Mauro Icardi mund të jetë zëvendësues i Edinson Cavanit te Manchester Unitedi, ka raportuar “Daily Mail”. Sulmuesi i Argjentinës mund t’i bashkohet skuadrës angleze vetëm nëse sulmuesi nga Cavani vendos të largohet në janar.
Është spekuluar se Cavani mund të largohet gjatë janarit për një aventurë të re, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Megjithatë, te Unitedi janë duke shikuar opsione të ndryshme për ta zëvendësuar uruguaianin. 28-vjeçari i Paris Saint Germanint këtë edicion ka shënuar pesë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm