Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani dëshiron t’i bashkohet Boca Juniorsit

Edinson Cavani dëshiron t’i bashkohet ekipit nga Argjentina, Boca Juniors raportoi të hënën gazeta spanjolle “AS”.

Sulmuesi i Uruguait me Manchester Unitedin ka kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Ai nuk ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës me klubin anglez dhe është duke parë mundësinë e kthimit në Amerikën e Jugut.

35-vjeçari pjesë e klubit anglez është që prej vitit 2020. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja, Napoli dhe Palermo.

Në Uruguai luajti për Danubion. Në 12 ndeshje në Premier League këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.