Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani drejt La Ligas

Edinson Cavani do të largohet nga Manchester Uniteidi në verë, kur edhe i skadon kontrata me klubin anglez.

“Guardian” shkruan se sulmuesi uruguaian dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Spanjë, ku ka marrë disa oferta.

Është raportuar edhe për një rikthim të mundshëm të 35-vjeçarit në Amerikën e Jugut, megjithatë dëshira e lojtarit është që të qëndrojë në Evropë.

Cavani nënshkroi vazhdimin e kontratës me Unitedin në verën e vitit të kaluar, e cila i skadon në fund të qershorit. Nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në 15 ndeshje këtë sezon.