Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani do të largohet nga Unitedi

Edinson Cavani do të largohet nga Manchester Unitedi. Sulmuesi uruguaian u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës se nuk do të vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Cavani do të largohet si futbollist i lirë dhe karrierën pritet ta vazhdojë në La Liga.

34-vjeçari po kërkohet nga disa skuadra spanjolle.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Paris Saint-Germain, Napoli dhe Palermo.