Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani i pakënaqur te Unitedi

Edinson Cavani nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te Manchester Unitedi, ka zbuluar agjenti i tij.

Andre Cury ka thënë se Cavani tashmë ka vendosur të largohet nga Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

“Ai nuk është aspak i kënaqur te Unitedi dhe pritet të largohet pasi ka shumë oferta për të vazhduar karrierën”, është shprehur Cury. 34-vjeçari këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te ekipi anglez por është përballur gjithashtu edhe me lëndime të shumta. Në tetë ndeshje, Cavani ka shënuar një gol.