Edinson Cavani do të largohet nga Manchester Unitedi. Sulmuesi uruguaian do të largohet gjatë mini-afatit të janarit nga “Djajtë e Kuq”, raportojnë të premten mediat angleze.
34-vjeçari këtë sezon nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskajer.
Cavani ka luajtur vetëm 47 minuta në Premier League duke u përdorur kryesisht si zëvendësues.
Kjo ka bërë që lojtari ta kërkojë largimin dhe të shikojë për skuadër të re.