Sulmuesi Edinson Cavani përfundimisht do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit. Largimin e Cavanit nga “Old Traffordi” e ka paralajmëruar edhe agjenti i tij, Walter Guglielmone.
Ai ka thënë se klienti i tij po shqyrton ofertat për të ardhmen dhe ka vendosur të largohet nga skuadra angleze për shkak të hapësirës së vogël që e ka pasur këtë edicion. 34-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje kurse me Unitedin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
“Ne tashmë po shqyrtojmë të gjitha ofertat dhe duhet të presim deri në muajin tjetër. Nëse vjen ndonjë projekt i mirë, atëherë do të jemi të gatshëm për të. Kemi shumë opsione dhe besoj se do të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Guglielmone.