Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani nuk do të qëndrojë tek Unitedi

Edinson Cavani do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit, shkruan “AS”.

Sulmuesit uruguaian i skadon marrëveshja me klubin anglez në verë dhe nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, por bëhet e ditur se Cavani mund ta vazhdojë karrierën në Amerikën e Jugut.

Interesim për të kanë shfaqur, Corinthians, River Plate dhe Boca Juniors.

Artikuj të ngjashëm