Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani mund të transferohet në La Liga

Edinson Cavani i Manchester Unitedit ka zhvilluar bisedime fillestare me Real Sociedadin për një transferim të mundshëm të lirë, raporton “The Sun” të dielën.

35-vjeçari do të jetë futbollist i lirë në qershor dhe nuk do t'i ofrohet një kontratë e re nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi uruguaian raportohet se do të refuzoj ofertat nga vendet e tjera për një aventurë të re në La Liga.

Cavani gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Paris Saint-Germain, Napoli e Palermo.