Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani drejt La Ligas

Sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në La Liga. “Fichajes” ka raportuar të hënën se Cavani mund t’i bashkohet Real Madridit si opsion i lirë për të luajtur përkrah Karim Benzemas në sezonin e ri.

Mësohet se Reali është i gatshëm t’i ofrojë Cavanit kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Cavani 35-vjeçar në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2020, kurse këtë sezon ka dy gola e një asistim në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm