Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani arrin marrëveshje me Valencian

Sulmuesi Edinson Cavani do të jetë pjesë e skuadrës nga La Liga, Valencia.

“AS” ka raportuar të hënën se Cavani ka arritur marrëveshje personale me Valencian dhe tek ekipi spanjoll do të prezantohet brenda kësaj jave.

Ai është pajtuar me kontratë dyvjeçare te Valencia, si dhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Cavani te Valencia do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muaj më parë i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.

Uruguaiani 35-vjeçar karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Napoli e Palermo.