Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani zgjedh Valencian para Villarrealit

Sulmuesi Edinson Cavani do t’i prijë sulmit të skuadrës së Valencias për këtë edicion. “Marca” ka raportuar të hënën se Cavani ka arritur marrëveshje personale me Valencian, ekip që do të prezantohet gjatë kësaj jave.

Ai te Valencia do të transferohet si lojtar i lirë, dhe do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Cavani tashmë është në Spanjë, pasi ka arritur marrëveshje me Valencian. Ai ka pranuar ofertën e ekipit pasi ka biseduar edhe me trajnerin Gennaro Gattuso”, ka shkruar “Marca”.

Cavani sezonin e fundit, ishte pjesë e Manchester Unitedit kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Napoli e Palermo.