Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali arrin marrëveshje me Cavanin

Edinson Cavani në sezonin e ri do t’i prijë sulmit të skuadrës së Villarrealit. “Marca” ka njoftuar se Cavani ka arritur marrëveshje me Villarrealin, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.

Cavani te Villarreali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

Mësohet se uruguaiani me ekipin spanjoll do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.