Kohës së Edinson Cavanit në futbollin evropian po i vjen fundit.
“Marca” shkruan të shtunën se sulmuesi uruguaian është një hap kalimit te Boca Juniorsi. 35-vjeçarit i skadoi kontrata me Manchester Unitedin në fund të qershorit. Ai pati shumë oferta në Evropë, por nuk e pranoi asnjërën prej tyre. Nëse ai firmos për Bocan, do të ishte ndër transferimet më të mëdha në histori të klubit argjentinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCavani pritet të nënshkruajë kontratë me Boca Juniorsin për 18-muj. Ai do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit 2022 dhe më pas do të jetë pjesë e klubit edhe për edicionin 2023.