Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani i ofrohet Vallecanos

Sulmuesi Edinson Cavani pritet që sezonin e ri të luajë në La Liga. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Cavani i është ofruar Rayo Vallecanos.

Cavani po dëshiron të ketë minutazhë më të madhe në sezonin 2022/23, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për Kampionatin Botëror “Katari 2023”, ku do të paraqitet me Uruguain. Cavani i ka kërkuar ekipit spanjoll kontratë njëvjeçare dhe pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

Te Rayo po e shqyrtojnë këtë mundësi dhe gjasat janë të mëdha që ta transferojnë Cavanin. 35-vjeçari tek ekipi nga La Liga do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Manchester Unitedin.