Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi kontakton Cavanin

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga krerët e klubit që gjejnë një zëvendësues të mundshëm të Karim Benzemas.

Madrilenët thuhet se kanë nisur negociatat me Edinson Cavanin që është futbollist i lirë.

Te klubi madrilen uruguaianin po e shohin si përforcim ideal për sezonin e ri.

Cavani po kërkohet edhe nga skuadra të njohura evropiane, por nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën.

Ai është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin muajin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm