Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza kontakton Cavanin

Skuadra e promovuar këtë edicion në Serie A, Monza po synon ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

“Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani, ka nisur bisedimet me sulmuesin Edinson Cavani.

Uruguaiani është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedi.

Galliani ka kontaktuar lojtarin dhe i ka paraqitur ofertën.

Cavani thuhet se është joshur nga oferta e klubit italian dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.