Real Madridi ka nisur punën për transferimin e Harry Kanet të Tottenhamit në këtë verë, pasi u konfirmua largimi i Karim Benzemas.
Interesimi i Realit, sipas mediave të huaja, ka qenë tash e një kohë të gjatë. Klubi madrilen e sheh Kanen si zëvendësues ideal të sulmuesit francez Benzema.
Klubi spanjoll tashmë është përshëndetur edhe me Eden Hazardin dhe Marco Asension. Për shkak të këtyre largimeve, Reali ka buxhet prej 232 milionë eurove që do të mund ta shpenzonte në kapitenin e Anglisë.
Kane e mbylli edicionin me 30 gola në 38 ndeshje në Premier League.
Dilaver
Artikuj të ngjashëm