Paris Saint-Germaini ka nisur përpjekjet për ta transferuar kapitenin e Tottenhamit, Harry Kane. Kështu kanë raportuar mediumet në Francë.
Kampioni francez është gati ta përfshijë edhe Xavi Simonsin në marrëveshje për ta bindur Tottenhamin ta liroj sulmuesin anglez. 29-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Interesim të madh kanë shprehur edhe Bayern Muencheni dhe Real Madridi. Kane me Tottenhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Ai ka nisur përgatitjet me skuadrën angleze për edicionin e ri në Premier League. Por nuk garantohet qëndrimi në Tottenham për edicionin e ardhshëm. Kane pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013.