Paris Saint-Germaini po synon transferimin e sulmuesit Harry Kane gjatë kësaj vere, përcjell “FootMercato” të mërkurën. Mësohet se ekipi francez po e sheh anglezin si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm, pasi pritet të jetë pa Lionel Messin e Neymarin.
Krerët e PSG-së tashmë kanë nisur kontaktet me Kanen, pasi janë takuar me përfaqësuesit e tij për një transferim të mundshëm në fund të edicionit. Kane ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenhamin që i skadon vitin tjetër dhe PSG-ja po e sheh këtë si mundësi për t’i siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.
Këtë edicion, ai ka shënuar 29 gola në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. Krahas PSG-së, situatën e Kanet te Tottenhami po e monitorojnë edhe Bayerni e Manchester Unitedi.