Harry Kane është duke e shqyrtuar mundësinë që të transferohet te skuadra e Barcelonës. Kështu ka shkruar të hënën gazeta spanjolle “Sport”.
Kane luan për skuadrën gjermane, Bayern Munchen.
Anglezi Kane është prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.
32-vjeçari Kane me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2027.
Në kontratën e Kanet përfshihet një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e cila do të hyjë në fuqi verën e ardhshme.
Barcelona është në dijeni të interesimit për sulmuesin, por ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta transferojë atë.
Edhe
Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin
Sulmuesi i qendrës ka shënuar 107 gola në 111 paraqitje për klubin gjerman.
Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham Hotspuri për 95 milionë euro.
Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Tottenhamit, por edhe i Përfaqësueses së Anglisë.