Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin

Kane

Harry Kane do të fillojë bisedimet me Bayernin për kontratë të re, shkruan BBC të premten.

Kapiteni i Anglisë, Kane, ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, por Bayerni është i përkushtuar ta mbajë atë. 
32-vjeçari është i njoftuar për interesimin e klubit për ta mbajtur më gjatë, ndërsa bisedimet do të intensifikohen në javët e ardhshme.

Kane ishte transferuar te Bayerni në vitin 2023 nga Tottenhami për 86 milionë funte. Ka shkëlqyer prej atëherë. I ka plot 146 gola në 134 paraqitje për gjigantin bavarez.