Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin. Ai e ka vazhduar kontratën me gjigantin gjerman deri në vitin 2029.
“Ndihem si në shtëpi te FC Bayern. E dua klubin, tifozët dhe qytetin e Munihut. Kemi një ekip fantastik dhe, Vincent Kompany, është një trajner fantastik. Më bën shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. E gjithë familja ime është shumë e lumtur këtu. Doja shumë të qëndroja. Tani mezi pres të ardhmen dhe dua të fitoj shumë tituj të tjerë me këtë klub të shkëlqyer”, ka thënë Kane.
Kapiteni i Anglisë iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023, ndërsa ka fituar dy tituj, Kupën dhe dy Superkupa të Gjermanisë.
Sulmuesi anglez deri më tani ka shënuar 156 gola në 161 paraqitje, duke thyer rekorde. Kulmin në aspektin individual e arriti me shpallen e lojtari më i mirë në botë javën e kaluar.