Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane nuk e mohon vazhdimin e kontratës me Bayernin

Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, nuk e ka përjashtuar mundësinë vazhdimit të kontratës me Bayern Munchenin. Ai me gjigantin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. 

32-vjeçari Kane ka shënuar 103 gola në 106 paraqitje për klubin gjerman. Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham Hotspuri për 95 milionë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket qëndrimit më gjatë, patjetër që e shoh si mundësi. E kam thënë hapur disa javë më parë që ende nuk kam pasur bisedime me Bayernin, por nëse bisedimet do të ndodhnin, do të isha i gatshëm të flisja dhe të zhvilloja një bisedë të sinqertë. Natyrisht, gjithçka varet nga mënyra se si do të shkojë viti i ardhshëm dhe çfarë do të arrijmë së bashku. Për momentin, do të thosha se jemi në një moment fantastik dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër”, ka thënë Kane, shkruan të martën “BBC”. 

Kane është golashënuesi më i mirë në histori të Tottenhamit, por edhe i Përfaqësueses së Anglisë.