Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja rivalizon Unitedin për Kanen

Paris Saint-Germaini është futur në garë për sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. “L’Equipe” ka shkruar të mërkurën se Parisi ka vendosur ta rivalizojë Manchester Unitedin për 29-vjeçarin, i cili pritet të largohet këtë verë nga Tottenhami.

Tottenhami për ta lënë të lirë Kanen po kërkon të paktën 100 milionë euro, ndërsa te PSG-ja po shihet si përforcim i madh për sezonin e ri. Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin tjetër dhe nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta rinovojë atë, pasi po dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që lufton për trofe.

Kane edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e tij të mirë, ku ka shënuar 25 gola në të gjitha garat. Interesim për Kanen ka shfaqur edhe Bayern Munichu.