Pas Real Madridit e Manchester Unitedit, edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Anglisë, Harry Kane.
“L’Equipe” raporton të hënën se Parisi tashmë ka kontaktuar Tottenhamin në tentim për ta fituar garën për sulmuesin Kane.
29-vjeçari po shihet si përforcim i madh te skuadra franceze, e cila është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij. Kane ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenhamin që i skadon vitin tjetër dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga ekipi londinez këtë verë. Edicionin e fundit, Kane pati 32 gola në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013.