Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon 100 milionë euro për Kanen

Rreth 100 milionë euro po kërkon Tottenhami për shitjen e kapitenit Harry Kane. Kështu ka raportuar “Daily Express” të enjten.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë dy klubet që nuk kanë hequr dorë ende nga shërbimet e sulmuesit të Anglisë.

Në Francë pretendojnë se Kane mund ta udhëheqë PSG-në drejt trofeut të Ligës së Kampionëve. Klubi francez është i vendosur të arrijë sukses në Evropë. Nga PSG-ja gjatë verës pritet të largohen Lionel Messi dhe Neymar. Të dy lojtarët nuk i kanë raportet e mira me yllin francez të PSG-së, Kylian Mbappe. Messi nuk ka vazhduar kontratën me klubin nga Parisi. Ai ka marrë një megaofertë nga Arabia Saudite, ndërsa interesim kanë shprehur edhe klube nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.