Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni bën gati 100 mln për Kanen

Bayern Munichu është i gatshëm ta thyej rekordin personal të transferimeve për sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. “Bild” ka njoftuar të hënën se pas takimit me drejtuesit e Tottenhamit, Bayerni ka bërë me dije se ka gati 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit anglez.

Deri më tani, Bayerni nuk ka ofruar një shumë të tillë për ndonjë futbollist, ndërsa rekordin e mbanë Lucas Hernandez, i cili për 80 milionë euro iu pat bashkuar nga Atletico Madridi në vitin 2019.

Është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel që po insiston në transferimin e Kanet, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm. Në fakt, te Bayerni janë të bindur se Kane do ti prijë sulmit në edicionin e ri, duke pasur parasysh se Sadio Mane do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, tek Al-Nassr.

30-vjeçari shkëlqeu edhe edicionin e fundit për Tottenhamin, ku shënoi 32 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm