Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk është dorëzuar për Kanen

Skuadra e Bayern Muenchenit ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Harry Kane, ka raportuar “Sky Germany”, të mërkurën. Bëhet e ditur se Bayerni po planifikon të bëjë ofertë zyrtare për Kanen pas përfundimit të sezonit aktual.

Për ta bindur Tottenhamin në lirimin e 29-vjeçarit, bavarezët janë gati të ofrojnë 100 milionë euro. Te Bayerni po e shohin Kanen si përforcim të madh për sulmin dhe do të bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij për sezonin tjetër.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, por nuk është i sigurt nëse do të firmosë kontratë të re me ekipin nga Premier League.