Bayern Munichu e ka bërë ofertën e fundit për sulmuesin Harry Kane dhe tani dëshiron përgjigje të shpejtë nga Tottenhami.
Kampioni i Gjermanisë është gati që të vazhdojë e të kërkojë ndonjë sulmues tjetër, nëse Spursi nuk vendos për të ardhmen e sulmuesit anglez.
Oferta e Bayernit për 30-vjeçarin vlen më shumë se 100 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset, ka shkruar “Sky Germany”.
Kane dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet para ndeshjes hapëse të Tottenhamit në Premier League.
Tottenhami më 13 gusht luan në udhëtim te Brentfordi.
Kane në edicionin e kaluar të elitës së futbollit anglez ka shënuar 30 gola.
Është golashënuesi më i mirë i Tottenhamit me 280 gola në 435 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm